Izraeli ka publikuar pamje nga sulmet ajrore të kryera më herët në Liban, duke pretenduar se ka goditur objekte të lidhura me grupin militant Hezbollah.
Forcat Ajrore izraelite thanë se sulmet kishin në shënjestër dy qendra komanduese në rajonin e Bekasë, ku, sipas tyre, po vepronin anëtarë të Hezbollahut.
Ushtria izraelite deklaroi se operacioni ishte pjesë e një reagimi pas vrasjes së katër ushtarëve izraelitë.
Sipas autoriteteve izraelite, gjatë sulmeve u vranë “dhjetëra terroristë të Hezbollahut”, ndërsa zyrtarët libanezë kanë raportuar se mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë.
Ndërkohë, një zyrtar amerikan bëri të ditur se Izraeli dhe Hezbollah kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili hyri në fuqi në orën 13:00, sipas kohës sonë lokale.
Ushtria izraelite ka njoftuar se që nga mesnata ka kryer më shumë se 150 sulme në territorin e Libanit, ndërsa tensionet mes palëve kanë vazhduar të rriten pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit.
חיל-האוויר תקף לפני זמן קצר שתי מפקדות בשעה שבתוכן פעלו מחבלים מארגון הטרור חיזבאללה במרחב הבקאע בלבנון. pic.twitter.com/d4SbscWvaU
— Israeli Air Force (@IAFsite) June 19, 2026