Lehtë mund të ndodhë që edhe pas këtyre zgjedhjeve të ditës së dielë, të shohim vazhdimësinë e krizave politike dhe institucionale, që do të ishte fatale për Kosovën dhe të ardhmën e saj.Është koha e fundit që politikanët t’i kuptojnë qytetarët, se lehtë mund të vjen pastaj të mos dëgjushmëria qytetare.Nuk kam ndërmend ta dramatizoj, por ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë vend…

Skënder MULLIQI

Ne shkruajmë për të pasur ndikim të rëndësishem në opinionin public.Qëllimi ynë është përfaqësimi I një pikëpamje të caktuar.Një columnist I mirë bie fjala mund të formësoj diskutimin e çështjeve të rëndësishme shoqërore , duke ofruar lexuesve përspektiva të reja dhe duke i inkurajuar ata të mendojnë në mënyrë active .Kolumnet janë shpesh një platformë për zëra që dallohen në hapësirën mediatike .Shumë nga politikanët tanë nuk kuptojnë rëndësinë e shkrimeve madje lirishtë mund të konkludohet së nuk lexojnë fare, se shumë prej tyre janë analfabet potenicial.Dhe, nuk e dinë së politika përfshinë një gamë të gjerë aktivitetesh që lidhen me qeverisjën e një vendi ose komuniteti, duke përfshirë ligjvënien, menaxhimin e finanacave publike dhe zhvillimin e marrdhënjeve ndërkombëtare që e kam thënë edhe më parë.Politika ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve , nga kujdesi shëndetësor dhe arsimi, deri të siguria dhe mundësitë ekonomike .
Të kuptuarit e procesit politik është thelbësor për pjesëmarrjen e informuar në shoqëri dhe marrjen e vendimeve që ndikojnë në jetën tuaj.Duke bërë që shumë kohë luftë për pushtet është harruar ekonomia si një sistem kompleks i prodhimit, shpërndarjës dhe konsumit të mallrave dhe shërbimeve brenda një zone ose vendi të caktuar gjeografik.Ajo përfshin të gjitha aktivitetet që lidhen me krijimin e pasurisë, punësimin, tregtinë dhe investimet. Qytetarët po përballen më një realitet të zymtë, duke filluar nga pa punësia dhe varfëria , largimet masive nga vendi,korrupcioni është përhapur si një qasjeje ndaj politikës në të cilën interesat e ngushta vazhdimisht mbizotërojnë mbi interesat e qytetarëve. Po shohim qytetarë të cilët po shprehin zhgënjimin dhe paknaqësitë e tyre më politika dhe politikanë të cilët kan rënë ne provim.Demokraci do të thotë të jesh përgjegjës dhe të dëgjosh zërin e qytetarëve ndërkohë, e po ndodhë që shumë kohë e kundërta e saj.Në një vend ku qeveritë në të gjitha nivelet dështojnë sistematikisht të adresojnë problemet kronike të papunësisë, varfërisë, krimit dhe korrupsionit, duhet të largohen nga politika .Kjo garniturë politike fatkeqësishtë janë për keqardhje .Janë duke na shkaktuar dëme të mëdha më mos formimin e organeve të shtetit, dhe lehtë mund të ndodhë që edhe pas këtyre zgjedhjeve të ditës së dielë, të shohim vazhdimiësinë e krizave politike dhe institucionale, që do të ishte fatale për Kosovën dhe të ardhmën e saj.Është koha e fundit që politikanët t’i kuptojnë qytetarët, se lehtë mund të vjen pastaj të mos dëgjushmëria qytetare.Nuk kam ndërmend ta dramatizoj, por ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë vend. Ajo që na duhet tani është një qasje e re ndaj politikës që do të sjellë ndryshime pozitive dhe do t’u ofrojë shpresë qytetarëve të këtij vendi.Nese nuk ndryshojnë , ishte dashur që të përfundon karriera e tyre politike , por jo pa dhënë llogari ligjore për të gjitha dështimet e tyre , që i shkaktuan dëme të mëdha Kosovës…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume