Qeveria aktuale po shfrytëzon edhe sportin dhe eventin më të madh sportiv, Kampionatin Botëror në Futboll për të shtypur Gjuhën Shqipe dhe për të favorizuar Botën sërbe.
Për herë të parë Qeveria dhe servisi publik (RTVM) nuk kanë arritur të sigurojnë të drejtat e transmetimit të Kampionatit Botëror dhe këtë vit këto të drejta i gëzon “Arena Sport” platforma serbe e afërt me Vuçiçin. Përveç përfitimeve të majme që do të ketë kjo platformë, pasi mund të ndiqet vetëm me pagesë ekstra përmes kabllovikut, do të jetë edhe hera e parë që pas dy dekadash qytetarët e vendit do të mvaren drejtëpërdrejtë nga një platformë sërbe.
Për të kamufluar këtë para qytetarëve maqedonas, në “Arena Sport” është siguruar komentimi i ndeshjeve me komentatorë në gjuhën maqedonase, por nuk e kanë parë të udhës që të angazhojnë edhe komentator në Gjuhën Shqipe.
Ky nuk është një problem teknik por edhe një veprim në vazhdën e shtypjes së të drejtave gjuhësore nga ana e Qeverisë, e cila edhe me këtë eveniment që bashkon gjuhë e kultura, nëpërmjet botës sërbe pjesë e se cilës është, diskriminon Gjuhën Shqipe.

– Lidhja Shqiptare
Ziadin Sela, Kryetar