BDI – Dega Tetovë, sot ka paraqitur kallzim penaë për portalet ALBvizion, Gjurme dhe Fol.mk pasi ata kanë publikuar informacione të pasakta për marshin protestues të paralajmëruar më 26 qershor në Tetovë. Sipas BDI-së, këto portale kanë përdorur të njëjtën fotografi të njoftimit, por kanë ndryshuar vendndodhjen e protestës, duke pretenduar se ajo do të mbahej para selisë së BDI-së, ndërkohë që njoftimi zyrtar e përcaktonte nisjen e marshit nga Sheshi Iliria. Për këtë arsye, BDI sot ka paraqitur rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pranë sektorit për krim kibernetik, duke kërkuar hetim për manipulimin e materialeve dhe përhapjen e lajmeve të rreme.



Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume