Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli duhet të sigurojë “pavarësi nga armët” dhe të zhvillojë industrinë e vet ushtarake, në prag të skadimit të marrëveshjes së ndihmës ushtarake amerikane në vitin 2028.

Duke folur para oficerëve rezervë në Bregun Perëndimor, Netanyahu vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Shteteve të Bashkuara, por theksoi se Izraeli duhet të jetë në gjendje të prodhojë vetë armët dhe sistemet e tij të mbrojtjes.

Deklarata vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së po përballen me debate politike gjithnjë e më të forta, ndërsa marrëveshja aktuale 10-vjeçare i garanton Tel Avivit 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në vit.

Paralelisht, autoritetet izraelite kanë nisur bisedimet me administratën amerikane për një kornizë të re bashkëpunimi në fushën e sigurisë pas vitit 2028.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume