Ejup Berisha

Pra pyetja është e arsyeshme dhe me vend. Pra pse unë autori i këtij shkrimi nuk mund të bëhem President Republike?. Kjo është pyetje e cila meriton përgjigje të saktë e meritore. Edhe pse e di se vështirë do të më përgjigjet ndojkush në të. Këtë e di shumë saktë dhe mirë pasiqë gjatë jetës time shumë rrallë kamë marrë përgjigje të tilla. Pra edhe njëherë do të themë se e di që në pyetjen konkrete askush nuk do të ma jep pergjigjen shumë gjatë të pritur dhe të merituar. Kjo shumë shpesh ndodhë pasiqë këtu te ne njerëzit më tepër pyesin sesa që përgjigjen në pyetjet që u parashtrohen. Nga ana tjetër pyetja Pse shumë shpesh nuk jep përgjigje meritore e une e dua një të tillë për pyetjen Pse nuk mund të bëhem President Republike. Nuk bë
het fjalë për mos përmbushje kushtesh nga ana ime pasiqë tani për tani të gjitha kushtet e kërkuara kushtetuese dhe juridike i plotësoj sa i përket çështjes së trajtuar. Por bë
het fjalë për diçka krejt tjetër. Pra bëhet fjalë për monopolin e vendosur të Partive politike kur bëhet fjalë për çështjen e sigurimit të kandidaturave për të marrë pjesë në garën zgjedhore Presidenciale. Kjo do të thotë se ato dhe vetëm ato vendosin se kush do të mund të kandidon për pjesmarrje në garën presidenciale ketu te ne, gjetiu në rajon por edhe në botë. E une meqë deri para dy viteve nuk simpatizoja ndonjë Parti politike këtu në vendin tonë për këtë arsye isha jashta çdo kombinimi për të realizuar ndonjë ambicje time personale politike. Por meqë tani e përkrah Partinë politike shqiptare në pushtet të cilës i dëshiroj suksese, fat dhe mbarësi në aktivitetet e saja politike pas bashkimit në një subjekt të vetëm politik. Të njejtin pra e pyes A mund ta marrë përkrahjen për tu bërë Kandidat për President Republike. Këtë pyetje po e parashtroj deri te partia e udhehequr nga dy bashkekryetarët I.M dhe B.K. BDI-në nuk e kamë pyetur, nuk e pyes dhe nuk do ta pyes për çështjen sepse ky subjekt politik nuk më ka ndihmuar dhe përkrahur asnjëher bile as në çështjen më thelbesore dhe jetike timen për të gjetur një vend pune. Pse pasiqë këta ishin përher kategorikishte kundër meje. Edhe pse punësimi ishte, është dhe do të jetë një e drejtë kushtetuese dhe ligjore e çdo individi që jeton këtu në RMV bile edhe e imja. Por BDI çuditërisht i mbylli syte dhe veshët dhe asnjëher nuk pati dhënë pëlqim dhe leje që une të punësohem diku. Edhe njëherë A do të mund ta realizoj ambicjen time që të bëhem President Republike?. Dhe nëse nuk kamë mundësi ta realizoj të njejtën atëherëa mund të ma thotë ndojkush Pse.Të paktën ta di që të mund të jemë më i qrtë. Me këtë rast nuk dua përgjigje shkel e shko e as atë të Sterjo Spases e cili asnjëherë nuk e ka dhënë
pergjigje të saktë, të realtë dhe të duhur. Pra edhe njëhrë Pse nuk mund të bëhem figurë numër një në shtet dhe a mund të prezentohem në garën e ardhëshme zgjedhore Presidenciale e cila do të mbahet në vitin 2029. Unë e di se ndoshta edhe do të mund të vazhdoj me ambicjen por a do ta marr përkrahjen e duhur në këtë
aktivitet nga ndojkush përgjigjen duhet ta marrë nga subjekti kompetent politik shqiptar të cilin e kamë përkrahur dhe e përkrah. Sepse realizimi i ambicjes time varet nga përkrahja Partiake.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume