Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për president të vendit, në rast se emri i tij propozohet nga partitë opozitare, raporton GazetaBlic.Ai tha se për shkak të sfidave me të cilat po përballet Kosova, do ta merrte në konsideratë një propozim të tillë.

“Nëse opozita, Aleanca, PDK, LDK do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës nga opozita. Kosova është në sfida të mëdha, vështirësi e kisha shqyrtua nëse opozita me propozon për president në një garë në seancë”, ka thënë Haradinaj për Tëvë1.Megjithatë, ai theksoi se aktualisht nuk është kandidat për president.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume