Ismet Hashani, zëdhënës në policinë rajonale të Gjilanit, tha për Gazetën Express se sot orës 14:23, Policia në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në fshatin Dobërqan.

“Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës”, tha Hashani..

Ai tha se “nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951)”.

“Hetimet rajonale si dhe forenzika kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, shtoi ai..

Sipas tij, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume