Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Duke shkruar në platformën Truth Social, në mes të paqartësive nëse kjo rrugë detare është vërtet e hapur, presidenti amerikan tha se nuk do të ketë “ASNJË TARIFË” për kalimin nëpër ngushticë gjatë ose pas armëpushimit.
Megjithatë, ai shtoi se kjo vlen “përveç nëse tarifat vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Trump iu referua SHBA-së si “Engjëlli Mbrojtës” i Lindjes së Mesme.
“Nuk do të ketë ASNJË TARIFË KALIMI në Ngushticën e Hormuzit për 60 ditë gjatë periudhës së armëpushimit, dhe nuk do të ketë ASNJË TARIFË KALIMI pasi të ketë përfunduar periudha 60-ditore, përveçse nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast se marrëveshja nuk përmbyllet,” tha ai në një postim të së shtunës në Truth Social.
Ai shtoi se tarifat e kalimit do të ishin “për shërbimet e kryera si Engjëlli Mbrojtës ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, me qëllim rimbursimin e kostove të së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.”
