—-Udhëheqja efektive e që në Kosovë nuk e patem në nivelin e kërkuar, është thelbësore për stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e një vendi.Të kuptuarit e rolit dhe përgjëgjësisë të udhëheqjes shtetërore është e rëndësishme për çdo qytetar…

Skënder MULLIQI

Sigurishtë së për këto vite në liri, nuk patem udhëheqje të duhur shtetërore.Ne fillim të sqarojmë pak së çfarë do të thotë termi udhëheqje shtetërore?Udhëheqja shtetërore i referohet grupit të personave , institucioneve dhe proceseve që menaxhojnë shtetin dhe marrin vendime kyqe në emër të qytetarëve të tij.Kjo përfshin ekzekutivin (presidentin, kryministrin, qeverinë ), legjislaturën (parlamentin) dhe gjyqësorin.Udhëheqja efektive e që në Kosovë nuk e patem në nivelin e kërkuar, është thelbësore për stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e një vendi.Të kuptuarit e rolit dhe përgjëgjësisë së udhëheqjes shtetërore është e rëndësishme për çdo qytetar.Duket së këtë rol më shumë e kan kuptuar qytetarët së sa pushtetarët, e që është diqka shumë e keqe për një vend.Këta njerëz të politikës nuk kan njohuri së si bëhet menaxhimi i punëve shtetërore .Nuk e kuptojnë apo nuk dëshirojnë më kuptuar së si vendimet e tyre politike ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në veprimtarinë e bizneseve.Po të kishin kuptuar punët dhe detyrat e tyre në mënyrën e duhur, sigurisht së do të kishim një gjendje shumë më të mirë në shtetndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.Nuk u kuptua apo u keqëpërdor dhe po keqëpërdorët që shumë kohë Parlamenti , si degë legjislative , ku miratohen ligjet dhe miratohet buxheti i shtetit.Parlamenti nga bylmezet e politikës u shëndrrua turpërisht në arenë gladiatorësh, ne një vend ku u plasuan interesat përsonale.Dihet së në sistemet demokratike, Parlamenti ofron një mekanizëm kontrolli dhe balansimi brenda udhëheqjës shtetërore.Roli i tij e që nuk u dëshirua të kuptohet nga kuvendarët e pa cipë, është thelbësore në formësimin e kuadrit ligjor të shtetit. Tjetër. Kjo klasë politike nuk kan njohuri për ndikimin e tyre në ecuritë ekonomike , politikat fiskale dhe monetare , rregullimin e tregut dhe promovimit të investimeve, posaqerishte atyre të jashtme .Kosova po shihet së nuk ka lidership të qëndrueshëm për të tërhequr investimet e jashtme dhe stimulimin e atyre të bredshme, të cilat ndikojmë në ngritjën e standardit të jetesës së qytetarëve, ku në këtë mes hynë edhe taksat, shpenzimet buxhetore dhe marrdhënjet tregtare , të cilat ndikojnë në operacionet e biznesit , punësimin e të rinjeve që është ende i nivelit shumë i ulët etj. Politika është një sistem kompleks dhe dinamik që ndikon në çdo aspekt të jetës sonë, nga pushteti lokal deri në nivelin qendror, e që të gjitha këto pak gjë po paraqesin për njerëzit e shumtë të politikës tonë .Profesioni i politikës në Kosovë është kuptuar si vend për pasurime të paligjshme.Kjo ka bërë të mundur korrupcionin dhe krimin e organizuar, të cilat fenomene negative po e gërryen vendin nga brenda.Kur bëhët fjalë për rëndësinë që kanë marrdhëniet ndërkombëtare në përfaqësimin e vendit, ende jemi largë të ndonjë pozicionimi më pozitiv.Pozicioni i një vendi në bashkësinë ndërkombëtare shumë varet nga aftësia dhe strategjia e udhëheqjes shtetërore …

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume