Bajram Rexhepi, ka reaguar pas raportimeve për kërcënime ndaj gazetarit Rami Mislimi dhe familjes së tij, duke kërkuar hetim urgjent dhe përgjegjësi institucionale informon Tetovasot.

Rexhepi ka deklaruar se kërcënimet ndaj gazetarëve janë shenjë e një mentaliteti që nuk përkon me vlerat demokratike dhe se Tetova nuk mund të udhëhiqet përmes presioneve.

“Tetova nuk mund dhe nuk do të udhëhiqet me kërcënime, shantazhe dhe frikësime! Kërcënimi ndaj gazetarit Rami Mislimi dhe familjes së tij është dëshmi e një pushteti që, përballë paaftësisë, ka zgjedhur rrugaçërinë dhe presionin ndaj kujtdo që mendon ndryshe”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale dhe largimin e personave që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e Komunës së Tetovës.

“Liria e medias dhe fjala e lirë duhet të mbrohen. Askush nuk mund të përdorë pushtetin për të frikësuar ata që kritikojnë”, thuhet në reagimin e tij. Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume