Katër nga 18 protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve të shënuara në protestën e zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.
Siç raporton Top Channel bëhet fjalë për protestuesit që u kapën në flagrancë duke shkatërruar makinën e policisë.
Brenda 72 orësh ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, katër të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Në total, policia ka shoqëruar dhe ndaluar 18 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektive të policisë dhe u lënduan 5 protestues.