Një festival ku mungonte ajka e artistëve kërçovarë dhe ku nuk u respektua e kaluara kulturore e qytetit, vetëm festival nuk mund të quhet, por një festë e vërtetë për ato që dje votuan Aleksandrin. Paradoksalisht, ata që ankohen ( TV Gurra), se Komuna nuk ka mbështetur shoqatat shqiptare, në rreshtin e parë kishin Fatmir Limanin, një nga figurat që është bashkëpërgjegjës, së bashku me autorët e “Kërçova Fest”, për humbjen e Kërçovës. Këshilltarët e tij janë në koalicion me VMRO-në, ndërsa ai dikur premtonte se asgjë nuk do të ndryshonte në dëm të shqiptarëve. Ju që sot vajtoni për gjendjen e kulturës shqiptare, kërkoni llogari nga Fatmir Limani për dëmin që i është shkaktuar kulturës shqiptare nga Komuna dhe mos derdhni lot krokodili. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Prandaj, mos shisni moral dhe mos manipuloni në emër të mërgatës, ju që mbështetët Aleksandrin. Qytetarët i mbajnë mend premtimet dhe veprimet tuaja, prandaj dhe do merrni gjykimin që meritoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume