Zgjedhjet po shfrytëzohen më shumë për të ardhur në pushtet, se sa për të realizuar interesat e qytetarëve .Gjitha këto maskarada politike janë bërë shumë të pakuptueshme për publikun !Këto po përdorën edhe për faktin së askush nuk mund tu bëjë asgjë , edhe pse po shkatërrohet e ardhmja e shoqërisë , institucioneve dhe reputacioni ndërkombëtar të fituar më mund të Republikës të Kosovës…

Skënder MULLIQI

Shumica e kësaj klase politike paturpësisht po gënjejnë , mashtrojnë publikun , përhapin panic, për të shpëtuar vetën e tyre në politikëbërje.Po tregojnë së nuk janë në gjendje të bëjnë lojë politike të drejtë dhe legjitime, në të cilën do ti ofronin popullit një zgjidhje më të mirë sesa ato të ofruara deri më tash.Nuk jemi të befasuar aspak!Se këta njerëz të njejtë në jetën politike të vendit, po bëjnë të njejtën gjë – luftën për pushtet.Këta janë do servilë politikë të shquar si shkelës të ligjeve dhe Kushtetutës .Këta po përdorin stilin e paligjshmërive ndaj kërkesave legjitime të qytetarëve.Bëhën sikur po harrojnë se ligjet janë mbi gjithqka dhe mbi të gjithë.Kjo po ngjanë në fundosjën e anijës së Titanikut në një det anarkie.Nuk po gjendet asnjë shpjegim apo bazë koherente për vendimet e paligjshme.E gjithqka që nuk është në contest të interesave të popullit është e paligjshme.E kjo po ndodhë.Këta në mënyrë brutale po shfrytëzojnë postet e larta politike e pushtetare , sidomos kur bëhët fjalë për zgjedhjet nacionale .Zgjedhjet po shfrytëzohen më shumë për të ardhur në pushtet, se sa për të realizuar interesat e qytetarëve .Gjitha këto maskarada politike janë bërë shumë të pakuptueshme për publikun !Këto po përdorën edhe për faktin së askush nuk mund tu bëjë asgjë , edhe pse po shkatërrohet e ardhmja e shoqërisë , institucioneve dhe reputacioni ndërkombëtar të fituar më mund të Republikës të Kosovës.Ky është një banalitet që po përdorët për të mashtruar publikun sa më gjatë të jetë e mundur?Shumë çka që po ndodhë sot në vendin tonë nuk është në përputhje më parimet e luftës sonë për Atdhe dhe vendimarrje demokratike?Kosova është “ngopur” tashmë më analfabetet e politikës…!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume