Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% ka fituar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% ka fituar 22 ulëse. Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74% ka fituar 7 ulëse.

Lista Serbe ka fituar nëntë ulëse dhe KDTP-ja turke ka fituar dy ulëse, Vakat, IRDK, Nova Demokratska Stranka, Social Demokratka Unija, IRDK, PSA, Jedinska Goranska Partia, Partia Liberale Egjiptiane dhe Partia Rome e Bashkuar nga një ulëse.

Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati për kryeministër i kësaj partie Ardian Gjini dhe kandidati për deputetet Daut Haradinaj, janë tërhequr nga mandati i deputetit duke u lënë vend Bekë Berishës dhe Burim Ramadanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume