Uji nuk është më vetëm një burim natyror, por po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një aset strategjik.

Vitet e fundit, uji ka nisur të tregtohet edhe në tregjet financiare, shtetet janë përplasur për kontrollin e lumenjve dhe rezervuarëve, ndërsa qeveritë po investojnë miliarda për të siguruar furnizimin afatgjatë me ujë.

Rritja e popullsisë, ndryshimet klimatike dhe kërkesa gjithnjë e më e madhe po ushtrojnë presion të paprecedentë mbi rezervat e ujit të ëmbël në mbarë botën. Nga mosmarrëveshjet për lumin Nil deri te tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, uji po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në politikën globale.

Ekspertët paralajmërojnë se konfliktet e së ardhmes mund të mos zhvillohen vetëm për naftën apo territorin, por edhe për qasjen në ujë të pastër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume