Tre personat e arrestuar në lidhje me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar janë sjellë sot në Prokurorinë Themelore Publike, ku pritet të merren në pyetje në kuadër të procedurës hetimore.
Arrestimi i tyre u bë pas veprimeve të ndërmarra nga policia në koordinim me Prokurorinë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në ndotjen e rrjetit të ujësjellësit, ngjarje e cila preku mijëra qytetarë të Gostivarit.

Prokuroria pritet të vendosë për masat e mëtejshme ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit të përfshirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume