Një mrekulli është regjistruar në Venezuelë, e cila po përballet me pasojat shkatërrimtare të tërmeteve të forta të 24 qershorit. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një ndërtese banimi, plot 11 ditë pas shembjes.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e La Guaira, një nga më të goditurat nga lëkundjet sizmike. Familja kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja që nga momenti i katastrofës, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan kërkimet pa ndërprerje.

Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante gjallë tre fëmijët e saj duke i ushqyer me gji gjatë gjithë kohës që qëndruan të izoluar nën rrënoja. Pas lokalizimit të tyre, ekipet e shpëtimit i nxorën të gjallë, në atë që po cilësohet si një nga historitë më prekëse dhe të jashtëzakonshme të mbijetesës pas tërmeteve.

Ndërkohë, pasojat e fatkeqësisë mbeten dramatike. Bilanci zyrtar ka arritur në 3,685 viktima dhe 16,740 të plagosur, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.
Tërmetet kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 60 mijë ndërtesa, duke lënë pa strehë mijëra familje. Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume