Në Ferizaj ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Uroshevac”.
Kësaj iniciative i është bashkuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ishte edhe i pari që e nënshkroi peticionin, raporton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha tha se interesimi i qytetarëve për nënshkrimin e peticionit është i madh.

Bashkim Fazliu, një nga organizatorët e këtij peticioni, tha se kjo ka nisur si iniciativë demokratike.

“Ne e kemi nisur këtë peticion duke e shfrytëzuar të drejtën tonë demokratike si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Ferizajt”, tha mes tjerash Fazliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume