Ministrja u dërgoi një mesazh të rinjve që të qëndrojnë në Maqedoni, të kenë durim dhe të besojnë se do të vijnë ditë më të mira.
Edhe unë kam një mesazh për të.
Zonjë ministre, nëse vërtet dëshironi që të rinjtë të qëndrojnë në vend, bëni një eksperiment të thjeshtë. Ju dhe të gjithë funksionarët zëvendësoni pagat tuaja me pagat e qytetarëve të zakonshëm. Pagat tuaja prej 1.500–2.000 euro le t’i marrin të rinjtë, ndërsa ju jetoni me 400–500 euro në muaj.
Jetoni me ato para. Paguani faturat, blini ushqime, mbani familjen dhe përpiquni të mbijetoni nga një rrogë te tjetra.
Pastaj dua t’ju shoh nëse edhe ju do të qëndronit të punonit për Maqedoninë me një pagë të tillë dhe nëse do të kishit durim të prisnit ditë më të mira.
Pedagog : Abdulla Xhaferi