Presidenti i Republikës ka nisur vizitën e tij zyrtare në Luginën e Preshevës, duke zhvilluar takimet e para me drejtuesit institucionalë dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në këtë rajon.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti u takua me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit.

Aty u diskutua për çështje që lidhen me komunitetin shqiptar dhe bashkëpunimin institucional.

Axhenda vijoi me një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësues të këtij institucioni.

Vizita në Luginën e Preshevës pritet të përfshijë edhe aktivitete të tjera, me fokus komunikimin me institucionet lokale dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në rajon.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume