Profesori universitar Zeqirja Rexhepi ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve dhe fyerjeve të drejtuara ndaj ish-ushtarit të UÇK-së dhe gazetarit Rami Mislimi, duke i cilësuar ato si akte të papranueshme dhe shprehje të rrugaçërisë raporton Tetovasot.

Në një reagim publik, Rexhepi thekson se dallimet politike nuk duhet të shndërrohen në urrejtje dhe sulme personale.

“Kërcënimi dhe sharjet ndaj ish-ushtarit të UÇK-së dhe gazetarit Rami Mislimi është shprehje rrugaçërie. Për fat të keq ndër shqiptarët gjenden me bollëk kësi fundërrinash. Bindjet e ndryshme politike kursesi nuk duhet të mbjellin armiqësi ndërmjet njerëzve. TURP ndaj fjalorit të rrugaçërisë!”, ka shkruar Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi.

Reagimi i tij vjen pas debatit të fundit publik lidhur me kërcënimet ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke iu bashkuar zërave që kërkojnë respektimin e fjalës së lirë dhe mbrojtjen e gazetarëve nga çdo formë presioni apo frikësimi. Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume