Çmimi i naftës është rritur sërish, duke arritur në 1 euro e 50 centë për litër, sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Rritja prej një centi ka shqetësuar konsumatorët, ndërsa ekspertë të tregut të naftës thonë se ndryshimet e shpeshta të çmimeve tregojnë mungesë stabiliteti dhe serioziteti nga institucionet përgjegjëse.

Megjithatë, eksperti i tregur të naftës, Jakup Gashi pret që tregu i derivateve të stabilizohet brenda dy muajve.

Edhe Shoqata “Konsumatori” ka shprehur shqetësim, duke vlerësuar se rritjet e vazhdueshme po ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve.

Ndërkohë, pyetje janë dërguar edhe te kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume