Urim Saliu: “Sot kur shqiptarët janë të pafuqishëm, kërkojnë rikthimin e Thaçit dhe Grubit. Vetëm ata i binin tavolinës!”
Nga Urim Saliu
Sot skena politike shqiptare duket më e zbehtë se kurrë. Ka poste, ka ministra, ka zëvendësministra, ka funksione, por mungon ajo që dikur e bënte politikën shqiptare factor dhe ajo ishte pesha në vendimmarrje që nuk është më.
Menduh Thaçi dhe Artan Grubi ishin dy figura që askush nuk mund t’i anashkalonte. Mund t’i doje ose t’i kundërshtoje, por një gjë ishte e qartë pra kur flisnin, ata dëgjoheshin. Kur vendosnin, lëviznin mekanizmat e pushtetit. Kur godisnin tavolinën, dikush duhej të përgjigjej.
Sot shqiptarët në qeveri më shumë dëgjojnë sesa flasin. Më shumë presin udhëzime sesa imponojnë qëndrime. Trimërinë e tregojnë mes vete, ndërsa përballë partnerëve të pushtetit shpesh duken si kanarina të ëmbla.
Nuk është rastësi që gjithnjë e më shpesh dëgjon qytetarë të thonë: “Ah, sikur edhe një herë të ishte Menduh Thaçi t’i binte tavolinës!” Apo: “Në kohën e Artan Grubit, kur thuhej se një çështje kishte marrë fund, ajo nuk hapej më.” Këto janë perceptime që tregojnë nostalgjinë e një pjese të opinionit për një stil më imponues të politikës që fatkeqësisht në vend që të ndodhte e kundërta është bërë shumë më keq. Përgjigjen e madhe e di secili, por nuk ka dëshirë ta pranojë hapur se kush ishin të fortit e politikës.
Sot duket sikur dirigjenti i orkestrës nuk është më te partitë shqiptare. Të tjerët japin ritmin, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë përpiqen vetëm të mos dalin nga nota.Kjo është sepse nuk ka në krye më një Thaci apo Grubi që pavarësisht çdo gjëjë , ata e kishin balansuesin me palën tjetër dhe ky balansues ishte forca e vërtetë e tyre në vendimmarrje, në punësime, avancime.Me një fjalë kudo.Moti në kryeqendër dëgjohen “ Jungjatjeta Shkupi. Ndërsa tani ai zë ka humbur .Kanë mbetur vetëm hijët e politikës shqiptare që shfrytëzojnë benifitet e tyre në këmbim për të qëndruar në Qeveri pa ndikim.
Historia ka treguar se popujt e kuptojnë peshën e njerëzve vetëm pasi ata largohen nga skena. Ndoshta për këtë arsye emrat e Menduh Thaçit dhe Artan Grubit përmenden ende në bisedat e zakonshme. Nuk ishin pa gabime, por shumë njerëz i shohin si figura që, në perceptimin e tyre, kishin ndikim dhe autoritet më të madh se ai që shohin sot.
Por e vërteta është se Menduh Thaçi dhe Artan Grubi nuk kanë humbur. Ata janë ende këtu, në jetën politike. Nëse një pjesë e shqiptarëve besojnë se këto figura mund ta rikthejnë peshën politike të shqiptarëve, atëherë rikthimi i tyre nuk varet vetëm prej tyre, por edhe nga mbështetja që marrin. Nëse duam një alternativë të tillë, duhet të jemi të gatshëm t’u japim besimin dhe forcën për një rikthim.