Tre zjarrfikës humbën jetën në dy episode të ndryshme të ndodhura të mërkurën në Greqi.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, dy anëtarë të forcave zjarrfikëse të Kretës, 25 dhe 58 vjeç, humbën jetën në zonën e Rethymnos, gjatë luftës me flakët.

Sipas informacioneve të para, dy zjarrfikësit po operonin në një zonë të izoluar, kur u rrethuan nga flakët, duke humbur jetën në vend. Policia gjeti më vonë edhe automjetin e tyre tërësisht të djegur.

Dy zjarrfikës të tjerë pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume