Një 23-vjeçar nga Zhelina ka pësuar lëndime të rënda pasi humbi kontrollin mbi një katërçikël dhe u përmbys në një rrugë malore në fshatin Koritë të Gostivarit.

Në aksident është lënduar edhe bashkudhëtari i tij 28-vjeçar nga Leshnica e Poshtme, i cili ka pësuar lëndime trupore. Të dy janë trajtuar në spitalin e Gostivarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume