Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna nafte kanë goditur mina detare gjatë lundrimit në këtë korridor strategjik detar.

Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare e Iranit, sipas së cilës dy anijet po ndiqnin një “rrugë të paautorizuar” për kalimin nëpër ngushticë.

Incidenti vjen në një kohë kur Irani ka vendosur kufizime për anijet që synojnë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Teherani ka ndërmarrë gjithashtu sulme ndaj anijeve që, sipas autoriteteve iraniane, kanë shkelur këto kufizime.

Përmes këtyre masave, Irani synon të forcojë kontrollin mbi këtë korridor strategjik dhe të ushtrojë presion ndaj Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara, gjendjen e ekuipazheve apo numrin e mundshëm të viktimave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume