Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai pas fitores së Arkin Jahiut ka thënë se VLEN-i është ndryshe nga BDI-ja.
“Ne jemi ndryshe. Nuk jemi marksistë-leninistë!
Ne nuk besojmë në ideologji që ndajnë shoqërinë, në metoda të vjetruara të përjashtimit dhe në politikë që ndërtohet mbi armiqësi.
Ne besojmë në demokraci, pluralizëm, liri të mendimit dhe respekt për qytetarin.
Koha e ideologjive të vjetra ka kaluar. Ne përfaqësojmë një frymë tjetër!
Me dedikim !” ka shkruar deputetja e VLEN-it Saranda Stafai.