Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar.

Siç raporton Tetovasot, më 19 gusht rreth orës 00:30, policia arrestoi S.N. (47) pasi nëna e tij 67-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpi.

Kur policët mbërritën në vendngjarje, 47-vjeçari i sulmoi edhe ata.

Gjatë kontrollit u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.20 promilë në gjak.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume