Në aksidentin jetën e humbën një pilot rumun dhe një navigator grek, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve u shpëtuan.

Dy të vdekur është bilanci i aksidentit që ndodhi kur dy helikopterë zjarrfikës “Bell” u përplasën në ajër, gjatë fikjes së zjarrit të madh pyjor pranë Psata, në perëndim të Athinës. Në aksident jetën e humbën një pilot rumun dhe një navigator grek, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve u shpëtuan. Pilotët e të dy helikopterëve ishin rumunë, ndërsa navigatorët grekë.

Sipas informacioneve fillestare, avionët u përplasën gjatë fluturimit të ulët, pas së cilës njëri helikopter u rrëzua, ndërsa tjetri arriti të hedhë ujin dhe të ulëj i sigurt.

– Në të dy helikopterët ishin gjithsej katër burra, prej të cilëve dy qytetarë grekë dhe dy të huaj. Dy prej tyre u gjetën të gjallë, ndërsa dy u nxorrën pa shenja jete dhe u morën nga automjetet e ndihmës së shpejtë mjekësore – njoftuan nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë.

Zjarri pranë Psata është një nga më të mëdhenjtë që ka goditur Greqinë në ditët e fundit. Elementi i zjarrit shkatërroi më shumë se 100 shtëpi, ndërsa era e fortë e vështirësoi edhe më shumë fikjen dhe detyroi autoritetet të nxjerrin urdhra evakuimi për disa vendbanime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume