Shitja e qymyrit në Maqedoni të Veriut – KEK del me një komunikatë, tenton të arsyetohet para publikut
Marrëveshja e KEK-ut për shitjen e qymyrit në Maqedoni të Veriut ka shkaktuar bujë.
KEK ka dal me një komunikatë duke tentuar të arsyetohet para publikut, pasi siç pretendojnë ata, kontrata nuk është konsecion, transmeton Periskopi.
“Në kontratë nuk eksizton asnjë dispozitë për koncesion mbi qymyrin, minierat, asetet apo resurset e KEK-ut. Objekti i saj është i qartë: Shitja e qymyrit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Komunikata e plotë:
: ëë – ë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.), përballë deklarimeve dhe interpretimeve të pabazuara lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me JSC ESM, sqaron edhe njëherë se qëndrimi zyrtar i KEK-ut është në përputhje të plotë me kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve.
KEK-u nuk mban përgjegjësi për formulimet apo interpretimet e publikuara nga palë të tjera. Për KEK-un, referencë zyrtare dhe juridikisht e vlefshme është kontrata.
ë ë ë ë ë , , -. ëë ë: .
ë ë ë – ë -ë ë ë ç , ë .
KEK-u tashmë ka bërë publike faktet kryesore: 24.4 euro për ton pa TVSH, periudhë 36-mujore, vlerë potenciale deri në 73.2 milionë euro, shitje direkte te përdoruesi përfundimtar dhe pa ndërmjetësues.
Po ashtu, KEK-u nuk merr përsipër eskavimin, transportin apo operacionet logjistike për tërheqjen e qymyrit. Kjo e mban realizimin e kontratës të ndarë nga proceset operative të
Korporatës dhe garanton se shitja e kësaj sasie të qymyrit nuk cenon operimet minerare, furnizimin e termocentraleve me qymyr apo prodhimin vendor të energjisë elektrike. Nevojat e termocentraleve mbeten prioritet absolut.
Prandaj, paraqitja e kësaj kontrate si “koncesion” është e pabazuar dhe në kundërshtim me përmbajtjen e dokumentit zyrtar.
KEK-u u bën thirrje të gjithë të interesuarve që t’u referohen dokumenteve zyrtare dhe jo deklarimeve të pakonfirmuara apo interpretimeve të shkëputura.
Transparenca është obligim. Faktet janë të verifikueshme. Kontrata është publike. Në kontratë nuk ka koncesion.
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS./Periskopi/