U.D. ambasadorja e SHBA-së në TS Ohër: Lidhja energjetike është kyçe për një rajon të sigurt dhe të integruar
Drejtori i MEPSO-s, doc. dr. Burim Latifi, sot në TS Ohër priti së ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, ku së bashku me një pjesë të menaxhmentit të kompanisë, ai e informoi me dinamikën e realizimit të projektit për lidhjen energjetike të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë.
Ndërtimi i TS Ohër po hyn në fazën përfundimtare të realizimit, ndërsa ndërtimi i linjës së transmetimit 400 kV Bitola–Elbasan ka dinamikë dhe përparim konkret në terren. Pas më shumë se tre dekadash planifikimi, lidhja me Shqipërinë po bëhet realitet dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt lidhjes më të fuqishme energjetike dhe sigurisë më të madhe të furnizimit në rajon.
Në takim u theksua se ky është vetëm një nga hapat drejt përmbylljes së plotë të lidhjes rajonale të Maqedonisë së Veriut, me ndërlidhje të reja të planifikuara me Kosovën dhe Bullgarinë, si dhe me përmirësimin e interkoneksionit ekzistues 400 kV me Greqinë. Me këto projekte do të krijohen kushte për shkëmbim më të madh ndërkufitar dhe integrim më të lehtë të kapaciteteve të reja prodhuese, veçanërisht nga burimet e rinovueshme.
“Kjo është shumë më tepër se një linjë transmetimi dhe një nënstacion. Është një urë besimi mes dy vendeve, por edhe një urë drejt një Ballkani të lidhur energjetikisht. Sa më shumë të jemi të lidhur, aq më të sigurt jemi, ndërsa sa më shumë të jemi të integruar në nivel rajonal, aq më rezistentë jemi”, u theksua në takim. Mbështetja amerikane për lidhjen energjetike rajonale është një kontribut i rëndësishëm për një rajon më të fuqishëm, më të sigurt dhe më të integruar.


