Një i mitur 16-vjeçar nga Reçica e Vogël është ndaluar nga policia pasi drejtonte automjet pa patentë shoferi.

Sipas të dhënave që ka siguruar Tetovasot, ai është një nga shtatë personat e ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin për drejtim të automjetit pa kaluar provimin e vozitjes.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal, ndërsa policia apelon që automjetet të mos drejtohen nga persona pa leje të vlefshme, për shkak të rrezikut serioz për sigurinë në komunikacion, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume