Një arsenal armësh dhe municioni është zbuluar gjatë një bastisjeje të realizuar nga policia në Shkup, raporton Tetovasot.

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz ka ngritur kallëzim penal ndaj Xh.R. (49) nga Shkupi për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

Siç mëson Tetovasot, gjatë kontrollit në banesën dhe hapësirat e tjera të të dyshuarit janë sekuestruar një pushkë automatike, një karikator për të, një pistoletë, karikatorë për pistoletë dhe 208 fishekë.

Policia ka dorëzuar kallëzimin penal, ndërsa procedura ndaj të dyshuarit vazhdon.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume