Një 46-vjeçar nga rrethina e Tetovës është arrestuar pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për dhunë fizike dhe psikologjike që, sipas kallëzimit, kishte zgjatur për një periudhë të gjatë.
Siç mëson Tetovasot, arrestimi është kryer nga policia e Stacionit Policor Jegunovc më 21 tetor rreth orës 16:15.
Sipas MPB-së, gruaja 45-vjeçare ka deklaruar se për një kohë të gjatë ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.
Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.