Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në një fushë sportive të një shkolle të mesme në Tetovë, ku një fëmijë 9-vjeçar është sulmuar fizikisht nga disa të mitur, njëri prej të cilëve dyshohet se ka përdorur edhe një send prej druri. Raporton Tetovasot.

Rasti është denoncuar në SPB Tetovë më 13 tetor 2026, në orën 00:05, nga A.N. (39), babai i të miturit, i cili ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur një mbrëmje më parë, rreth orës 19:00.

Raporton Tetovasot se fëmija është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike të Tetovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume