Një 46-vjeçar nga fshati Sellcë i Tetovës është arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor në shtëpinë e tij u gjet marihuanë, raporton Tetovasot.
Kontrolli është kryer më 27 tetor me urdhër gjyqësor, ndërsa policia ka sekuestruar lëndën narkotike të gjetur në banesë dhe hapësirat ndihmëse.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj T.I. (46) do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.