Një 39-vjeçar nga një fshat i Tetovës është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar pronën, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, babai 61-vjeçar kishte denoncuar se djali i tij e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 01:00 dhe i kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë.

Pas denoncimit, policia e Gruptçinit e arrestoi E.F. (39), i cili është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume