Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, ka theksuar se ekonomia e Maqedonisë së Veriut po shënon rezultate pozitive, duke iu referuar raporteve më të fundit të Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian.

Sipas saj, Banka Botërore ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2026 në 3,2 për qind, ndërsa Komisioni Evropian konfirmon se Maqedonia në tremujorin e dytë ka realizuar rritje prej 4,3 për qind, më të lartën në mesin e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Miteva theksoi se këto rezultate janë bazë për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, duke shtuar se Qeveria mbetet e përkushtuar për stabilitet ekonomik, investime dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume