Maqedonia e Veriut sot do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira lokale mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut.

MARKETING

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të ulëta deri mesatare. Edhe në kryeqytet do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 18 gradë.

Në ditët në vijim, moti stabil dhe relativisht i ngrohtë

Sipas parashikimeve, në ditët në vijim vendi do të përfshihet nga një periudhë me mot stabil dhe relativisht të ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume