Një tjetër drejtues automjeti pa leje drejtimi ka përfunduar në prangat e policisë në rajonin e Tetovës. Raporton Tetovasot.
Më 12 tetor 2026, rreth orës 18:25, në rrugën rajonale Jegunoc–Radushë, policia ndaloi një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, që drejtohej nga M.R. (40) nga fshati Radushë.
Raporton Tetovasot se gjatë kontrollit u konstatua se ai nuk posedonte patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.