Një 20-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shofer.
Ngjarja ndodhi më 23 nëntor 2026, rreth orës 21:45, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar.
Sipas policisë, D.M. (20) po drejtonte një automjet BMW me targa të Gostivarit, ndërsa pas verifikimeve u konstatua se nuk kishte fituar të drejtën për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.