Dy persona janë arrestuar në Gostivar pas një kontrolli policor në komunikacion.
Sipas DPB Gostivar, më 23 nëntor 2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Iljo Anteski Smok”, policia ndaloi një automjet Mercedes me targa të Gostivarit.
Gjatë kontrollit, tek A.S. (21) dhe J.Z. (22), të dy nga Gostivari, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një bluajtëse.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren procedurat ligjore përkatëse, raporton Tetovasot.