Dy të rinj nga Gostivari kanë përfunduar në spital pasi u sulmuan fizikisht nga disa persona në orët e para të mëngjesit.

Tetovasot raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të datës 8 nëntor në rrugën lokale Çajle–Balindoll. Sipas policisë, Xh.J. (23) dhe A.Z. (25), të dy nga Gostivari, fillimisht u është bllokuar rruga nga disa automjete, ndërsa më pas janë sulmuar fizikisht nga disa persona.

Të dy kanë pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Tetovasot mëson se policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume