Një incident i rëndë është raportuar në oborrin e një shkolle fillore në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit.

Tetovasot mëson se një 33-vjeçar ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Sipas denoncimit, ngjarja është filmuar me telefon celular dhe më pas videoja është publikuar në rrjetet sociale.

Policia po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume