Një këmbësor 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti trafiku në Tetovë.

Tetovasot raporton se aksidenti ndodhi në rrugën “29 Nëntori”, ku një automjet “Fiat Punto”, i drejtuar nga një 69-vjeçar nga Tetova, e goditi këmbësorin.

I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku mjekët konstatuan lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i SPB Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume