Një person ka shkaktuar incident në një objekt tregtar në Gostivar duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Tetovasot raporton se sipas denoncimit, autori është sjellë në mënyrë agresive dhe ka goditur vitrinat e objektit, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës.