Me pak transparencë nga Washingtoni dhe retorikë nxitëse të luftës nga Teherani,njerëzit në mbarë Lindjen e Mesme kanë mbetur të shqetësuar dhe të hutuar, duke kërkuar vazhdimisht sinjale për të kuptuar nëse konflikti mes Iranit dhe Shteteve tëBashkuara do të rifillojë.

“Disponimi ka ndryshuar padyshim”, itha CNN-së një shtetase 36-vjeçare amerikane që jeton në Arabinë Saudite. Ajo planifikon të largohet para zgjedhjeve të së martës, të mesmandatit, pas të cilave presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se mundësia e rifillimit të luftimeve mbetet e hapur.

“Në përgjithësi, njerëzit janë më të kujdesshëm dhe duket sikur të gjithë po presin të shohin se çfarë do të ndodhë”, shtoi ajo.

Në shtëpitë dhe vendet e punës në të gjitha vendet arabe të Gjirit, po qarkullojnë shumë pyetje. Banorët po kërkojnë të dhëna që mund t’i ndihmojnë të bëjnë plane në rast të mbylljes së shkollave ose ndërprerjes së udhëtimeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume