Muhamed Zekri – Tetovasot

Mos u gëzoni pritni asgjë nuk ka përfunduar ishte porosia e ZNAM për partnerin e koalicionit VLEN rreth euforisë së djeshme për provimin e jurispodencës. Dimitrievski e filloi lojën në fundjavë, kërcënoi se do ta braktisë Qeverinë nëse provimi i jurisprudencës lejohet edhe në gjuhën shqipe. Mickoski doli me përgjigjen: nuk do të ketë zgjidhje që provimi të mbahet në gjuhën shqipe në tërësinë e tij.

Relativizimet e këtilla të kërkesave shqiptare janë bër të zakonshme nga Mickovski. Porosia e tij drejtuar maqeeonasve ishte: mos keni dert disa provime do të jepen edhe në turqishtë edhe anglisht edhe shqip….

Kështu pra, brenda pak ditësh, një kërkesë e kahmotshme e studentëve shqiptarë u shndërrua në një test të vërtetë për VLEN-in dhe fuqinë e saj politike në këtë Qeveri.

Pyetja e parë që shtrohet është: a ishte kërcënimi i Dimitrievskit një qëndrim i pavarur i ZNAM-it, apo pjesë e një loje politike me Mickoskin, për ta vendosur VLEN-in para një akti të kryer?

Përgjigja e VLEN për Dimitrievskin duhet të ishte e prerë, jo që mund të dal nga qeveria por mund të shkojë edhe pak përtej…

Por ata zgjodhën filimishte përmes Adnan Azizit ti përgjigjen politikishtë e më pas edhe përmes njërit nga liderët e VLEN-it Izet Mexhiti.

Izeti si duket po harron se Makso u be kryetar i Kumanovës me votat e VLEN.

Po pavarsishte kesaj, pyetja është e thjeshtë: nëse VLEN nuk arrin të mbrojë një kërkesë kaq konkrete të studentëve shqiptarë, atëherë çfarë mund të presin shqiptarët nga pesha e saj në këtë Qeveri?

Dhe dje gjërat u bën edhe më të qartë rreth kësaj përplasje politike.

Qeveria miratoi propozimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, pikërisht në linjën që një ditë më parë e paralajmëroi kryeministri Mickoski, por edhe me një kusht shtesë rreth zgjidhjes të prononcohet edhe Komisioni i Venecias.

Pra, pas kërcënimit të Dimitrievskit, pas deklaratave të Mickoskit dhe pas reagimeve të krerëve të VLEN-it, përfundimisht kemi një vendim qeveritar që nuk e përmbush kërkesën e studentëve shqiptarë për dhënien e provimit të jurisprudencës tërësisht në gjuhën shqipe.

Këtu qëndron edhe thelbi i gjithë kësaj çështjeje: çfarë arriti të ndryshojë VLEN-i përballë qëndrimit të kryeministrit dhe ultimatumit të partnerit të tij qeveritar?

Dimitrievski e dha ultimatumin, Mickoski e përcaktoi zgjidhjen, ndërsa Qeveria e miratoi atë. VLEN-i ndërkohë mbeti te deklaratat dhe kundërdeklaratat politike.

Tani nuk mjafton të thuhet se provimi do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Sepse kërkesa e studentëve ishte e qartë: provimi të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe.
Mesazhi i tyre drejtuar VLEN është:

Mos e shisni si fitore atë që studentët nuk e kërkuan!
Studentët kërkuan 100%, jo 84%!

Dhe pikërishtë kështu është jurisprudenca nuk flet shqip me deklarata politike, por me provim 100% në gjuhën shqipe!

Sa i përket arsyetimeve te VLEN se me BDI-në na paska qenë më keq nuk qëndrojnë. VLEN-i hyri në Qeveri duke premtuar se do të jetë ndryshe dhe se do të bëjë më shumë për shqiptarët sesa kishte bërë BDI-ja. Nëse është kështu në realitet, këtë nuk e përcaktojnë deklaratat e politikanëve, por rezultatet konkrete, të cilat në fund i vlerësojnë vetë qytetarët.

Edhe një fakt mos ta lë pa e përmend, se më gjatë se BDI në pushtet në Maqedoni është vëtëm Izet Mexhiti.

Ndërsa për ata që komentojnë se kritikat e mia janë të drejtuara vetëm ndaj VLEN-it, duhet ta kuptojnë një gjë të thjeshtë: VLEN sot është në pushtet dhe mban përgjegjësi për vendimet, premtimet dhe rezultatet e Qeverisë. Prandaj, është krejtësisht e natyrshme që kritika ime të drejtohet ndaj atyre që sot kanë përgjegjësi ekzekutive dhe mundësi për të vepruar, e jo ndaj BDI-së, e cila aktualisht është në opozitë. Opozita duhet të kritikohet për veprimet dhe përgjegjësitë e saj, por nuk mund t’i kërkohet llogari për vendime që sot i merr pushteti. Kritika ndaj pushtetit nuk është anësi politike, por detyrim ndaj opinionit publik. Kush merr përgjegjësinë për të qeverisur, duhet të jetë i gatshëm edhe të përballet me kritikën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume