Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Japonisë zhvilloi takim
me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Secuko Kavahara, në
të cilin u shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi i deritanishëm dhe mundësitë
për përparimin e mëtejshëm të tij.
Në takim, krahas kryetarit të Grupit, Sasho Donev, morën pjesë edhe deputetët Pece
Milevski, Saranda Imeri Stafai dhe Vesna Gjorgjieva.
Kryetari i Grupit, Sasho Donev, theksoi se shteti ynë është i hapur për thellimin e
bashkëpunimit me Japoninë, veçanërisht në planin ekonomik, ku ekzistojnë mundësi të

konsiderueshme për investime të reja dhe përforcimin e lidhjeve afariste. Në këtë drejtim,
ambasadorja Kavahara vuri në dukje interesimin e shtuar të bashkësisë japoneze të
biznesit për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadorja Kavahara, në lidhje sigurisë dhe politikës ndërkombëtare, tha se të dyja
vendet ndajnë vlera të përbashkëta, ndër të cilat sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat e
njeriut, si dhe bashkëpunimi me vendet anëtare të NATO-s dhe partneriteti strategjik me
SHBA-në.
Bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe
mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ia jep Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në
fushat e arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit lokal, nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit
teknik, granteve dhe donacioneve, si dhe nëpërmjet programeve të JICA-s dhe JETRO-s.
Ambasadorja e konfirmoi gatishmërinë për dialog të hapur, shkëmbim idesh dhe iniciativash
që do të kontribuojnë në përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Në takim u shpreh interesi i ndërsjellë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e
bashkëpunimit në disa fusha, veçanërisht në zhvillimin e burimeve njerëzore, përforcimin e
kapaciteteve institucionale, shkëmbimet studimore dhe sportin.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se kultura ka një rol veçanërisht të rëndësishëm si urë
lidhëse ndërmjet popujve, në nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe përforcimin e
marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume